Behramaj: Gjykata Speciale e ka humbur betejën juridike ndaj Thaçit, po provon t’ia lë një njollë me aktakuzën e re

06 dhjetor 2024 | 21:36

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj ka reguar pasi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit.

Behramaj tha se Gjykata Speciale e ka humbur betejen juridike ndaj ish-presidentit Thaçi dhe me këtë aktakuzë po “provon t’ia lë një njollë”.

“Tash u duhet një episod i ri, gjithsesi i shkurtër, si tentativë për ta shpërlarë veten nga komprometimi më i madh që ia kanë bërë drejtësisë – si vlerë, si koncept e si racionalitet, duke e përdorur gjatë gjithë kësaj kohe si vegël politike në duart e tyre!”, shkroi Behramaj.

Postimi i plotë:

Prokuroria e Gjykatës Speciale e ka humbur betejën juridike kundër Hashim Thaçit dhe me aktakuzën e re kinse për pengim të drejtësisë po provon t’ia lë një njollë. Ajo po përpiqet të krijojë alibi për ta arsyetuar dështimin e saj se gjoja është penguar prej dikujt që e mbajnë të mbyllur që katër vjet në paraburgim shumë larg Kosovës. Trillimeve të aktakuzës së parë iu ka ardhur fundi. Tash u duhet një episod i ri, gjithsesi i shkurtër, si tentativë për ta shpërlarë veten nga komprometimi më i madh që ia kanë bërë drejtësisë – si vlerë, si koncept e si racionalitet, duke e përdorur gjatë gjithë kësaj kohe si vegël politike në duart e tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar Aeroportin Ndërkombëtar…