Behramaj: Ish-udhëheqësit e UÇK-së të ndihen me fat që Gërvalla nuk po mund t’ua ndalojë edhe ‘kafshatën e gojës’

10 qershor 2021 | 14:10

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së vajzës së Jakup Krasniqi, e cila ka thënë se Ministria e Jashtme ka marrë vendim që gjërat esenciale në Hagë, të mos dërgohen më përmes këtij institucioni.

Behramaj ka thënë se në vend që Kosova tërë diplomacinë ta vinte në shërbim të mbrojtjes së lutës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ka ndaluar edhe dërgesat e gjërave esenciale për ish-udhëheqësit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

“Në vend që Kosova tërë diplomacinë ta vinte në shërbim të mbrojtjes së luftës së UÇK-së, kryediplomatja Schwarz e ndaloi edhe shfrytëzimin e “postës” së MPJ-së për familjarët e ish-udhëheqësve të UÇK-së, e cila në këtë periudhë pandemike përdorej për plotësimin e kërkesave elementare të tyre. Në kundërshtim me çdo konventë të të drejtave të njeriut, familjarët e tyre ende nuk po i lejojnë as t’i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Athua mos duhet të ndjehen me fat ish-udhëheqësit e UÇK-së, që Donika Gërvalla-Schwarz nuk po mund t’ua ndalojë edhe ‘kafshatën e gojës’?”, ka shkruar Behramaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka thënë se ka shpallur një punëtor të ambasadës…