Behramaj: Kurtit i konvenon debati rreth skandalit të Gërvallës, pasi i mbulon dështimet tjera
Ish këshiltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka kritikuar Kurtin për debatin e ditëve të fundit rreth deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se kështu po mbulon dështimet tjera.
Behramaj, përmes një postimi në Facebook, tha se prej kur Albin Kurti është votuar si kryeministër e deri më sot, kanë vdekur 422 persona nga koronavirusi, derisa jemi shteti i fundit në rajon për fushatën e vaksinimit.
‘’ Prej ditës kur Albin Kurti është votuar si kryeministër e deri më sot, nga COVID-19 kanë vdekur 422 qytetarë të Kosovës. Jemi shteti i fundit në rajon me fushatën e vaksinimit dhe sigurimin e vaksinave. Kosova nuk ka arritur ta sigurojë asnjë vaksinë si shtet, përpos që ka përfituar pak prej programit të COVAX-it. Edhe shteti më i dështuar i Ballkanit Perëndimor, Bosnje e Hercegovina, qëndron më mirë se ne’’, shkroi Behramaj.
Tutje ai shtoi se Kurtit I konvenon debate rreth ministers së Jashtme, Donika Gërvallës, pasi kështu mbulon dështime tjera, dhe kjo është arsyeja që po fshihet.
Ky është postimi i plotë:
‘’ Prej ditës kur Albin Kurti është votuar si kryeministër e deri më sot, nga COVID-19 kanë vdekur 422 qytetarë të Kosovës. Jemi shteti i fundit në rajon me fushatën e vaksinimit dhe sigurimin e vaksinave. Kosova nuk ka arritur ta sigurojë asnjë vaksinë si shtet, përpos që ka përfituar pak prej programit të COVAX-it. Edhe shteti më i dështuar i Ballkanit Perëndimor, Bosnje e Hercegovina, qëndron më mirë se ne.
Albin Kurtit i konvenon debati për sjelljen skandaloze të Ministres së Jashtme, e cila sigurisht që nuk meriton të qëndrojë më asnjë ditë ministre. I konvenon, sepse përkohësisht po ia mbulon dështimet tjera dhe kjo është arsyeja pse ai po fshihet!’’