Behramaj: Një ditë pasi Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, Specialja filloi arrestimet në Prishtinë

05 dhjetor 2024 | 12:35

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka shkruar në “Facebook” se arrestimet e Speciales sot në Prishtinë filluan menjëherë pasi ish-presidenti dje u ngrit në këmbë kundër padrejtësive, shkruan Periskopi.

“Ky është një persekutim klasik ndaj njerëzve që në formë direkte apo indirekte kanë lidhje me UÇK-në dhe krerët e saj në Hagë. Bashkim Smakaj është ish-ushtar i UÇK-së dhe një hero i heshtur i shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Një ditë pasi Hashim Thaçi u ngrit në këmbë kundër padrejtësisë në Hagë, menjëherë në Prishtinë filloi arrestimet Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ky është një persekutim klasik ndaj njerëzve që në formë direkte apo indirekte kanë lidhje me UÇK-në dhe krerët e saj në Hagë. Bashkim Smakaj është ish-ushtar i UÇK-së dhe një hero i heshtur i shtetit të Kosovës.
Sot, Prokuroria e Gjykatës Speciale është shndërruar në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale dhe jo të arrestuarit e saj në Hagë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, afaristi, Ramush Ahmetaj,…