Behramaj për Bislimin: Me rroba e me maskë kineze, krekoset se Kosova nuk pranoi vaksina kineze për të shpëtuar jetë
Ish këshillltari i Hashim Thaçit, ka kritikuar Besnik Bislimin për deklaratën e tij para Parlamentit Europian, ku tha se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka marrë vaksinat kineze dhe ruse për luftimin e pandemisë.
Behramaj, tha se ministri Bislimi i veshur me rroba kineze e maskë kineze, tregoi se si Kosova ka refuzuar vaksinat e këtij shteti për të shpëtuar jetën e qytetarëve.
Ai shtoi se në vend ka shumë produkte kineze, derisa e pyeti Bislimin se a është zgjedhja e atyre që po vdesin nga koronavirusi që të refuzojnë këtë vaksinë.
‘’ Kosova është e mbushur me produkte kineze, ndërsa ky çohet e flet me përçartje. Sigurisht kineze e kishte edhe atë kravatën e portokalltë!
Bislimi, a i keni pyetur ata që po vdesin nga Covid-19, a është zgjedhja e tyre apo Qeveria juaj ka vendosur që të kenë vdekje “perëndimore?’’, shkroi Behramaj,
Ky është postimi i plotë:
‘’ Me rroba kineze i veshur, me maskë kineze ngjitur, Besnik Bislimi qenka krekosur sesi Kosova nuk ka pranuar vaksina kineze për të shpëtuar jetë të qytetarëve tanë. Kosova është e mbushur me produkte kineze, ndërsa ky çohet e flet me përçartje. Sigurisht kineze e kishte edhe atë kravatën e portokalltë!
Bislimi, a i keni pyetur ata që po vdesin nga Covid-19, a është zgjedhja e tyre apo Qeveria juaj ka vendosur që të kenë vdekje “perëndimore”?
Ideologjia kinezo-ruse iu pëlqen këtyre, por jo edhe vaksinat!.