Behrami angazhohet si ekspert nga mediumi zviceran në ‘Euro 2024’

14 maj 2024 | 15:08

Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës si lojtar, por vazhdon të jetë pjesë e futbollit. Ish-mesfushori i Zvicrës ka qenë i angazhuar si ekspert i futbollit në televizione të ndryshme në Itali dhe Zvicër, ndërsa për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” do të jetë i angazhuar në median zvicerane “20 Minuten”.

Behrami, i cili ka luajtur 83 ndeshje për Zvicrën dhe ka bërë karrierë të madhe në nivel klubesh, do të kryej rolin e ekspertit për “20 Minuten”.

Analizat e Behramit pritet të jenë tepër speciale për sa i përket kampionatit Evropian, duke qenë se edhe ai vetë e ka shijuar magjinë që të ofron Evropiani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Albin…