Behrami: Deputeti Kurti po i shantazhon votuesit e vet

27 prill 2025 | 14:30

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili sipas tij po i shantazhon votuesit e vet, pasi ata nuk ia dhanë besimin e kërkuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, respektivisht “500 mijë zemra”.

Behrami pas dështimit për të gjashtën herë të Albulena Haxhiut për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit, ka thënë se ky është manifestim i inateve, mllefit e arrogancës.

“Është papërgjegjësi totale nga deputeti Kurti dhe LV-së me vazhdu bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ky është një shantazh që Kurti po ia bën edhe votuesve të vet! Si një ndëshkim për mosvotimin e 500 mijë zemrave. Me fjalë tjera ky është një manifestim i inateve, i mllefit, i arrogancës! Përfundimisht qytetarët janë bindur që Kurtit nuk ka asnjë ndjenjr apo empati për problemet që i ka Kosova”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht tronditjeve në koalicionin VLEN,…