Behrami: Dita e katërt, Osmani e Kurti asnjë fjalë për deklaratën e Dick Martyt
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka alarmuar institucionet e Kosovës për Gjykatën Speciale dhe deklaratat e Dick Martyt për kërcënime nga Serbia.
Sipas tij, për herë të parë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, një shtet – Kosova, në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, del kundër mbrojtjes së luftëtarëve të tyre në një proces gjyqësor.
“Për herë të parë pas shpërbërjes së Jugosllavisë, një shtet – Kosova, në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, del kundër mbrojtjes së luftëtarëve të tyre në një proces gjyqësor. Serbia e kishte mbështetur madje edhe Millosheviqin, që kishte kryer gjenocid në Kosovë dhe në Bosnje. Derisa, këta frikësohen nga pafajësia e krerëve të UÇK-së. Është dita e katërt dhe asnjë fjalë për deklaratën e Dick Martyn. Lufta çlirimtare në fund do të ngadhënjejë kundër akuzave të Dick Martyt, kundër propagandës ruse-serbe, kundër Prokurorisë dhe, fatkeqësisht edhe kundër symbylljes së Kurtit, Osmanit dhe Gërvallës”, ka thënë Behrami.