Behrami dje mbajti seminar për rikthim të fuqisë, salla plot me njerëz

24 prill 2023 | 10:08

“Një seminar i paharruar, një seminar përplot energji pozitive, një seminar përplot informacione, lirime, përjetime dhe tregime të përjetimeve dhe të transformimeve. Njerëzit erdhën nga mbarë bota që të merrnin pjesë në seminari dhe t’i shpalosnin arritjet e tyre. Dje ishte një mrekulli pranë tyre, ishte një nga përjetimet e mia më të bukura. Krahët e mi u mbuluan me lule, kartolina, dhurata, përqafime. Zemra dhe mendja me përjetime, rrëfime, lirime, energji pozitive” ka shkruar në rrjete sociale autorja e librave best sellerë, Antigona Behrami, mentore e mijëra njerëzve, pas mbarimit të seminarit njëditor të mbajtur në sallën e konferencave në “Swiss Diamond” në Prishtinë.

Ajo ka thënë për “Epokën e re” se numri i të pranishmëve, ashtu si në seminaret e kaluara, ishte shumë i madh. “Natyrisht se më intereson numri i të pranishmëve, i cili ishte shumë i madh, ashtu sikurse në seminaret e kaluara, në mos më i madh. Më shumë se kaq, më intereson rezultati pozitiv i njerëzve, të cilët, pas bashkëpunimit me mua, kanë shënuar suksese të mëdha e të ndryshme në jetë dhe nuk përtojnë të flasin ku dhe kush ishin vite më parë dhe ku dhe kush janë sot. Çdo rrëfim i tyre për sukses më motivon të punoj më shumë me ta dhe me të tjerët që do ta ndjekin rrugën e tyre”, ka thënë Antigona Behrami, e cila deri më tash ka botuar gjashtë tituj të librave motivues, të cilët i ka ribotuar disa herë dhe që të gjithë, brenda pak muajve pas publikimit, nga libraritë e Kosovës dhe të Shqipërisë janë shpallur libra best sellerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gezim Ibrahimi shpall te pavlefshme diftesen e vitit 1.2.3.4 te…