Behrami: Do të fitoj edhe çmime të tjera

27 dhjetor 2018 | 13:27

Patriot Behrami, pasi e ka fituar çmimin e boksierit më të mirë për vitin 2018, ka thënë se ky çmim e motivon që të punojë dhe t’i dyfishojë sukseset në vitet e ardhshme.

“Pasi jam shpallur kadeti më i mirë në vitin 2014, juniori më i mirë në vitin 2015, më pas më i miri edhe në ‘Youth 2016’, tash jam shpallur edhe boksieri më i mirë për senior. Këtë vit e kam fituar edhe çmimin e boksierit më të mirë në turneun ‘Adem Jashari’ dhe normalisht se këto suksese më motivojnë të punoj më shumë dhe t’i shtoj sukseset në vitet e ardhshme”, ka thënë Behrami për “Epokën e re”.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencës e…