
Behrami është pa klub, por kërkohet nga Roma
27 tetor 2019
| 22:59
Roma është një nga skuadrat që po vuan më së shumti nga lëndimet pasi Bryan Cristante, Lorenzo Pellegrini, Henrikh Mkhitaryan dhe Amadou Diawara janë mesfushorët e lënduar të Romës.
Kjo ka bërë që “Giallorosët” të kërkojnë një mesfushorë dhe emrat si Jack Rodwell dhe Marcel Buchel ishin për teste mjekësore te Roma, por duket se nuk e kanë bindur klubin italian. Kryeqytetasit tani kanë kontaktuar mesfushorin shqiptar Valon Behrami i cili momentalisht është pa klub.
Behrami shkëputi kontratën me Sionin pas mosmarrëveshjeve me klubin dhe është i lirë.