Behrami, fitues i turneut “Adem Jashari”

26 nëntor 2018 | 13:14

Patriot Behrami është shpallur fitues i turneut tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili u mbajt gjatë fundjavës që shkoi në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë.

Ky turne ishte jubilar pasi u mbajt për herë të 20-të, ndërsa ishte mjaft masiv pasi morën pjesë shtete të ndryshme të Evropës.

Gjysmëfinalet u luajtën të shtunën, kurse finalet të dielën. Dhe, boksieri nga Gollaku në fund u shpall më i miri i turneut më të madh të boksit në Kosovë. Ai e mposhti në luftën për kategorinë 69 kilogramë zviceranin Naser Ricard.

Ndërkaq, të dielën janë zhvilluar edhe disa meçe tjera, që ishin mjaft interesante. Prezentë në turne ishin edhe personalitete të ndryshme, ndërsa mysafir ishte edhe ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, që ishte i shoqëruar nga presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi, të cilët u pritën nga anëtarët e familjes legjendare Jashari. /Zëri.info/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zaimina Vasjari, pas lindjes së vajzës është kthyer me foto…