Behrami, fitues i turneut “Adem Jashari”
01 janar 2019
| 14:29
Patriot Behrami është shpallur fitues i Turneut Tradicional Ndërkombëtar “Adem Jashari” i cili është mbajtur në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë.
Ky turne ishte jubilar pasi u mbajt për herë të 20, ndërsa ishte mjaft masiv pasi morën pjesë shtete të ndryshme të Evropës. Boksieri nga Gollaku në fund u shpall më i miri i turneut më të madh të boksit në Kosovë. Ai e mposhti në luftën për kategorinë 69 kilogramë zviceranin Naser Ricard.
/Epoka e re/