Behrami: Interi pa Lukakun shkoi në finalen e Ligës së Kampionëve

28 gusht 2023 | 12:01

Ish-mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami ka folur së fundmi për sulmuesin Romelu Lukakun, i cili pritet të firmosë me Romën në orët në vijim.

Sipas Behramit, Lukaku nuk bën ndryshim të madh në lojën e një skuadre.

“Lukaku nuk është një lojtar që i ndryshon shumë ekuilibrat. Edhe vitin e kaluar te Interi nuk ishte ai që tërhoqi ekipin, të gjithë ishin mirë dhe arritën në finalen e Ligës së Kampionëve pa Lukakun. Kishte ndeshje në të cilat belgu e kishte idenë e golit”, ka deklaruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
D.P.H. Bonita-M, shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me nr:…