Behrami kritikon deputetët: Ende nuk e dëgjova një debat për të drejtat e njeriut në rastin e liderëve të UÇK-së në Hagë
23 nëntor 2023
| 14:27
Artan Behrami ish-këshilltari Hashim Thaçit, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për mungesën e debatit për të drejtat e liderëve të UÇK-së në Hagë.
Ai ka thënë se të drejtat e tyre shkelën çdo ditë, teksa sipas tij, deputetët po debatojnë për “për të drejtat e njeriut të shtetit më demokratik në botë – Danimarkës.”
“Çfarë debati në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e shqetësuar për të drejtat e njeriut të shtetit më demokratik në botë – Danimarkës. Ende nuk e dëgjova një debat për të drejtat e njeriut të krerëve të shtetit në Hagë, të cilët po shkelen çdo ditë, madje duke u përgjuar si në Rusi, Kinë dhe Iran!”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.