Behrami kujton kohën kur raportonte si gazetar: Si rindërtoi Thaçi shtëpitë e shqiptarëve në veri në 2008

03 janar 2025 | 18:44

Artan Behrami në një shkrim në llogarinë e tij në facebook, ka kujtuar kohën kur si gazetar, pas shpalljes së pavarësisë, kishte raportuar për përpjekjet e para të Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Kullat e Kadriajve në Mitrovicë, të cilat ngjajnë me kullat tradicionale janë simbol i rezistencës së shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut.

Behrami ka treguar se në vitin 2008, kryeministri Hashim Thaçi kishte ndarë çdo vit miliona euro për nërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Atë kohë, strukturat paralele dhe bandat kriminale, por edhe UNMIK-u, kanë bërë përpjekje për bllokimin dhe ndalimin e punimeve në kullën e Ali Kadriut. Insistimi i Qeverisë së Kosovës dhe rezistenca e Ali Kadriut, në fund prodhoi rezultate pozitive. Kullat u rregulluan.

“Falë mbështetjes dhe këmbëngulësisë së ish-Kryeministrit Thaçi, sot jeton Ali Kadriu në kullat e veta në veri, bashkë me dhjetëra shqiptarë”, ka shkruar Behrami.

Gjatë qeverisjes së PDK-së, ishin ndërtuar 78 shtëpi për shqiptarët e Kosovës te Kroi i Vitakut.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi,

me këtë shkrim timin si gazetar i Gazetës Express për përpjekjet e para të Qeverisë Thaçi 1 për të rindërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës në vitin 2008.

Në atë kohë ish-Kryeministri Thaçi kishte ndarë çdo vit miliona euro për nërtimin e shtëpive të shqiptarëve!

Kam qenë dëshmitar se si punonjësit e parë të shtëpive kanë qenë ish-ushtar të UÇK-së, të gjithë të armatosur.

Shtëpitë, në atë kohë, janë ndërtuar në rrethana të paimagjinueshme.

As strukturat paralele, as bandat kriminale, as UNMIK, as KFOR nuk kishte arritur t’i ndalë këto punime!

Falë mbështetjes dhe këmbëngulësisë së ish-Kryeministrit Thaçi, sot jeton Ali Kadriu në kullat e veta në veri, bashkë me dhjetëra shqiptarë!

MaMirë

BedriHamza1✅

ArtanBehrami75✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:45…