Behrami mbetet pa medalje në Lojërat Evropiane

26 qershor 2019 | 16:02

Boksieri i Kosovës, Patriot Behrami nuk ka arritur të kalojë edhe pengesën Lorenzo Sotomayor, nënkampionin Olimpik “Rio 2016” dhe kampion i tanishëm nga Lojërat Evropiane “Baku 2015”.

Behrami e ka dhënë maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mirë të kundërshtarit të tij. 19-vjeçari dëshmoi se është shpresë e madhe e boksit të Kosovës.

Arritja në 8 boksierët më të mirë nga 32 pjesëmarrës në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, është sukses i madh për boksierin Behrami.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës të premten do të mbajë…