Behrami ndahet nga gruaja pas 12 vitesh

23 shkurt 2018 | 16:19

Pas Blerim Xhemailit, një tjetër lojtar shqiptar që luan për përfaqësuesen zvicerane ka ndjekur hapat e tij duke i dhënë fund martesës. Bëhet fjalë për Valon Behramin, i cili është ndarë nga gruaja e tij, Elena, pas 12 vitesh martesë.

2lnwg42

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë lojtari në profilin e tij në “Twitter”. “Me këtë dëshiroj të shpjegoj se marrëdhënia ime emocionale me Elena Bonzani ka mbaruar pas 12 vjetësh. Ju kisha lutur dhe shpresoj shumë që nuk do të ketë spekulime të pakëndshme rreth situatës sonë”, ka thënë Behrami. Çifti ka edhe dy vajza nga martesa e tyre, Sofian (9 vjeçe) dhe Isabel (18 muajsh). Ata u njohën në vitin 2006 kur Behrami luante në Itali me Lazion, dhe pas disa muajsh e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë.

behrami

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka pesë muaj që Naimi 30-vjeçar, është duke pritur një…