Behrami: Në Prishtinë qeveria ia hapi dyert kryetares së Speciales, në Hagë Trendafilova mbylli dyert për t’i vizituar luftëtarët e lirisë
29 nëntor 2023
| 13:19
Analisti Artan Behrami ka reaguar ndërlidhur me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë.
Behrami ka thënë se në Kosovë qeveria ia ka hapur dyert Trëndafilovës, kurse në Hagë Gjykata Speciale i ka ndaluar vizitat.
“Në Prishtinë, Qeveria e Kosovës ia hapi dyert kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Në Hagë, gjykata e Trendafilovës ia mbyll dyert për vizita familjes së ngushtë të luftëtarëve të lirisë!”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.