Behrami: Nuk do të pensionohem nga Zvicra

04 korrik 2018 | 14:01

Zvicra e ka përfunduar aventurën në Kupën e Botës dhe mediet zvicerane kanë raportuar se disa prej futbollistëve do të pensionohen, por një gjë të tillë nuk e ka ndërmend ta bëjë edhe Valon Behrami.

Mesfushori 33-vjeçari ka deklaruar se nuk do ta braktis përfaqësuesen helvetike duke thënë se ende është në gjendje të luajë për kuqebardhët.

“Jam shumë i zhgënjyer me eliminimin, por jam krenar. Unë po largohem prej botërorit me kokë të ngritur. Suedezët na kanë treguar se kemi defekte. Por e marr këtë si një qëllim të ri. Unë dua të vazhdoj. Kam ende motivim të madh në kokën time. Shpresoj se do të funksionojë edhe fizikisht. Ndihem mirë këtu. Mendoj se mund t’i jap këtij ekipi ende diçka”, ka thënë Behrami, i cili është paraqitur 83 herë për Zvicrën.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Jordan Pickford, ishte padyshim hero i kualifikimit të Anglisë.…