Behrami: Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder ZPS-së

22 shkurt 2023 | 13:38

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami ka reaguar për bastisjen e shtëpisë së Adil Behramajt, udhëheqësit të mediumit “Demokracia” nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Ai ka thënë se ky është një skandal dhe se është kërcënim i hapur i gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë.

“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale!”, ka shkuar Behrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes…