Behrami pëson humbje në luftën e parë
16 mars 2020
| 15:12
Patriot Behrami nuk arriti të vazhdojë garat e boksit në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe.
Boksieri 20-vjeçar, u mund nga francezi Wahid Hambli, 29-vjeçar, në luftën e parë të kategorisë deri në 69 kilogramë.
Nesër garon Donjeta Sadiku, në 1/8 e finales së kategorisë -60 kg.