
Behrami: Pres t’u kthehemi fitoreve
06 shkurt 2019
| 11:39
Kapiteni i Udineses, Valon Behrami, pret që skuadra e tij t’i kthehet fitores në Serinë A, pasi këtë vit ende nuk e ka shijuar asnjë.
“E kemi merituar fitoren me Fiorentinën, pasi ishim shumë më të mirë dhe në këtë ndeshje i humbëm dy pikë. Pres t’u kthehemi fitoreve, pasi po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë. Ka kohë që nuk kemi fituar, por pres t’i gëzojmë tifozët tanë”, ka thënë Behrami.