Behrami publikon fotografi me James Rubin-in: Me zëdhënësin e çlirimit dhe mikun e përbetuar të presidentit Thaçi
Kandidati për deputetë me numër 75 nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka publikuar një fotografi me James Rubin-in. Behrami e ka vlerësuar lartë figurën e Rubin-it, duke thënë se pa njerëz sikurse ai projektimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës do ishte i pamundur.
POSTIMI I PLOTË:
Me zëdhënësin e çlirimit, negociatorin e paqes, mikun tim, mikun e Kosovës dhe mikun e përbetuar të presidentit Hashim Thaçi. James Rubin, bashkë me elitat e arta të Amerikës, nuk ngritën vetëm zërin kundër masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë, por ngritën edhe aeroplanët për t’i dhënë fund aparteidit në zemër të Evropës. Projekti i lirisë dhe i pavarësisë, pa njerëz si Rubinim do të ishte i pamundur. Mirëmëngjesi! Dihet a! #PDK 131 #BedriHamza 1 #ArtanBehrami 75