Behrami rikthehet në Zvicër
02 korrik 2019
| 16:16
Ish-mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami është larguar nga Italia dhe është rikthyer në Zvicër. Mesfushori është ndarë nga Udinese dhe ka vendosur të rikthehet në skuadrën e Sionit.
Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën zvicerane.
“Një luftëtar i përulur dhe lider, vlera unike për rajonin tonë! Mirë se erdhe në Valais, Valon!”, ka shkruar Sion në prezantimit e 34-vjeçarin.
Shqiptari nga Mitrovica ka luajtur për këto klube: Lugano, Genoa, Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli, Hamburger, Watford, Udinese.
/Epoka e re/