Behrami: Serbia, Kurti, Gërvalla dhe Osmani e duan Thaçin në Hagë, Specialja bashkë me paratë e krimit të Nagipit e Martinit duan t’i sigurojnë Kurtit edhe një fitore
Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka folur me emra të përveçëm për ata që e dëshirojnë Thaçin në Hagë.
Pas reagimit të ish-presidentit Hashin Thaçi në Gjykatën Speciale, ku lë të aludohet se aktakuzat ndaj tij janë politike, Artan Behrami, ka treguar se përse pushtetarët në Kosovë e duan Thaçin në Hagë.
Behrami ka shkruar në “Facebook” se Gjykata Speciale bashkë me Serbinë dhe paratë e krimit të Martinave e Nagipave, me çdo kusht po duan t’ia mundësojnë edhe një fitore Kurtit.
Postimi i plotë:
Që lista e atyre që e dëshirojnë presidentin Thaçi në Hagë.
1. Serbia, e cila në gjykatat e saj e ka dënuar me 15 vjet burgim. Ajo ka dërguar me miliona dokumente me dezinformata në Gjykatën Speciale. Serbia ka rekrutuar shumë dëshmitarë.
2. Donika Gërvalla, e cila vetë ka pranuar se ka dërguar dokumente në Hagë kundër krerëve të UÇK-së.
3. Albin Kurti, i cili në raport me Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së është pozicionuar me Prokurorinë e Gjykatës Speciale.
4. Vjosa Osmani, e cila me paranojat dhe dramat e saj për sefin e presidencës ia ka mundësuar Gjykatës Speciale posedimin e sekreteve shtetërore (që lidhje nuk kanë me proces në Hagë).
Gjykata Speciale bashkë me Serbinë dhe paratë e krimit të Martinave e Nagipave, me çdo kusht po mundohen me i siguruar fitore Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.
As Serbia kësaj radhe nuk ka me e shpëtuar!