Behrami: Shaqiri meriton trajtim të veçantë, pa të Zvicrës i mungon kreativiteti

10 qershor 2024 | 10:56

Ish-futbollisti i Zvicrës, Valon Behrami është kolumnist i rregullt për gazetën e njohur zvicerane “20 Minuten”, ku ai analizon ndeshjet e Zvicrës.

Në shkrimin e fundit, Behrami është ndalur te Xherdan Shaqiri, duke thënë se mungesa e tij vërehet në kreativitetin e lojës së Zvicrës dhe se ylli i Chicago Fire duhet të ketë trajtim special.

“Shaqiri nuk ishte në përbërjen bazë të shtunën dhe qartë vërehet se kreativiteti i tij, momentet brilante, kanë munguar. Me lëndimin e Zuberit, Shaqiri mund të jetë startues në ndeshjen hapëse. Nevojitet Shaqiri në intensitetin më të lartë dhe në një plan të lojës ku ai nuk duhet të punojë në defansivë”, ka thënë Behrami.

“Është shumë e rëndësishme që Shaqiri të jetë në disponim të mirë. Dhe këtu dalin në pah aftësitë e komunikimit të Murat Yakinit. Xherdani e meriton të trajtohet veçantë, që të ketë shkëmbime për rolin dhe planet me të në Gjermani”, ka shkruar Behrami. Zvicra është në grup me Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
İsmail Kanaç shpall te pavlefshme ID kartelen me nr J-18/186.