Behrami: Skandal, Albini ia ka besuar shkrimin e draft-Statutit dy personaliteteve antishqiptare dhe proserbe
14 nëntor 2023
| 22:06
Analisti Artan Behrami tha se kryemninistri Albin Kurti ka kërku që draft-statuti për Asociacionin të shkruhet nga Borrell e Lajçak, që sipas tij janë personalitete pro-serbe.
Kështu u shpreh Behrami në T7, duke thënë se Borrell e Lajçak janë personalitete anti-shqiptare.
“Tash çfarë thotë, Zajednica nuk është punë e jona po kanë kërku thotë që këtë ta shkruajë Bashkimi Evropian. Paramendone Albin Kurti ka kërku që me shkru Borrelli dhe Lajçaku që para tri dite thoshte se ai ja mban anën Serbisë. Pra ia ka besu shkrimin e statutit dy personaliteteve që janë personalitete ma antishqiptare dhe ma proserbe në hemisferën e Europës”.