Behrami takon qytetarët në Gurakoc të Istogut: S’folëm për miza, dhi e dhenë, por për programin ekonomik e zhvillimor të Bedri Hamzës
19 janar 2025
| 18:04
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gurakoc të Istogut. Ai ka shpalosur programin e Bedri Hamzës dhe ka treguar se për dallim nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk kanë folur për dhi, miza e dhenë. Sipas Behramit, kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, do të rris 50% të pensioneve dhe 70% heqje të tatimit për bizneset. Postimi i plotë: As Gurakoci nuk përçahet-të përbashkuar rreth fitores së Bedri Hamzës!
Nuk folëm për miza, as për dhi e dhenë.
Folëm për rritje të pagës 50%, rritje të pensioneve 70%, heqje të tatimit për biznese. Folëm për mobilizim për të mbrojtur krerët e UÇK-së!
PDK 131✅
BedriHamza 1✅
ArtanBehrami 75✅