Behrami u përjashtua nga Petkoviqi
06 gusht 2018
| 21:21
Valon Behrami, mesfushori i njohur shqiptar, ka thënë se është përjashtuar nga kombëtarja zvicerane nga përzgjedhësi Vladimir Petkoviq.
Në një intervistë për “RSI Sport”, Behrami ka thënë se kishte pranuar një thirrje nga Petkoviq me ç’rast ai e ka përjashtuar nga kombëtarja. Behrami e ka quajtur këtë vendim politik. Petkoviq ka thënë se vendimi ishte vetëm sportiv.
“Mendoja se ishte thirrje normale, por në vend të kësaj më përjashtoi. Kjo është zgjedhje politike, trajneri mund të thotë gjithçka”, ka thënë Behrami.
Në anën tjetër, Federata e Zvicrës ka konfirmuar se trajneri ka folur me disa futbollistë, përfshirë Behrami e Blerim Xhemailin.