Behrami zyrtarizohet te Brescia
31 janar 2022
| 20:44
Valon Behrami është zyrtarisht lojtari më i ri i Brescias. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetet sociale, ku ka nxjerrë dhe një foto të mesfushorit me fanellën e ekipit.
Tek Brescia ai u mendua se do kishte shok skuadre mesfushorin e Kombëtares, Emanuele Ndoj, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Me zyrtarizimin e Behramit ka ardhur edhe lamtumira e Ndojt nga Brescia. Mesfushori i Shqipërisë është huazuar tek skuadra e Cosenza, e cila luan gjithashtu në Serinë B.
Me fanellën e Breshias Ndoj realizoi 9 gola. Cosenza ndodhet në vendin e 17 në kampionat me po aq pikë të grumbulluara.