
BËHU XHELADIN!
23 shkurt 2022
| 18:57
Lulëzim ETEMAJ
BËHU XHELADIN!
Po s‘pate busull
Dhe e kërkon përgjigjen
Çfarë krejt liria ka hak
Provo të bëhesh Plak!
Mal të të bëhet zemra
Rrethohu me zogj
Dhe bëjë të cicërijnë
Bëhu Xheladin!
Edhe kur të kesh ikur nga kjo botë
Emrin s‘ta lë pas dore asnjë stinë
Kur je Xheladin!