Bëhuni gati për inflacion

26 prill 2020 | 10:37

Nga Tim Congdon

Ekonomistët Milton Friedman dhe Anna Jacobson Schwartz tregojnë në “Historia Monetare të Shteteve të Bashkuara” se një kolaps në sasinë e parave ka qenë shkaku kryesor i Depresionit të Madh. Duke shpresuar të shmangë një përsëritje të kësaj katastrofe, Rezerva Federale javët e fundit ka hedhur një lumë parashë në ekonomi, me ritmin më të shpejtë në 200 vitet e fundit. Fatkeqësisht, ky veprim mund të rezultojë po aq i keq. Historia tregon se SHBA së shpejti mund të jetë përballë një bumi të inflacionit.

Friedman dhe Schwartz përdorën një përkufizim të gjerë të sasisë së parave që përfshinte të gjitha depozitat bankare, dhe zbuluan se sasia e parasë në SHBA u tkurr me 38% midis tetorit 1929 dhe prillit 1933. Disa ekonomistë të shquar, përfshirë Paul Krugman nga Princeton dhe Joseph Stiglitz nga Columbia, pretendojnë se rritja e sasisë së parave nuk ka më shumë rëndësi, madje për ato është gabim. Në fund të fundit, recesioni 2007-09 tregoi se pasuritë gjithnjë e në ndryshim të sistemit bankar kanë një efekt të rëndësishëm në kërkesë, prodhim dhe punësim. Nga viti 2010-18, nivelet e rritjes së sasisë së parave dhe të produktit të brendshëm bruto nominal kanë qenë praktikisht identike: me 4% në vit.

Rezerva Federale boton të dhënat javore për bilancin e sistemit bankar tregtar të SHBA-së, duke lejuar caktimin e diagnozës në kohë reale dhe parashikimin e ofertës së parasë. Deri në fund të shkurtit FED nuk po merrte vendime madhore në përgjigje të përhapjes së koronavirusit, por kursi ndryshoi befas me njoftimin e Presidentit Trump për një emergjencë kombëtare më 13 Mars. Gjatë dy javëve në vijim, banka qendrore ndërmori një gamë politikash të reja radikale dhe të pashembullta, që synojnë të lehtësojnë dhimbjen e masave të bllokimit.

Nga 11-18 mars, depozitat në bankat e SHBA u rritën me 2.2%. Në shtatë ditët e ardhshme ato u rritën 2.5%. Dhe në javën pasuese ato u rritën 1%. Me fjalë të tjera, në një periudhë thjeshtë tre javore ato u rritën me gati 6%. Kontrasti midis reagimit pasiv të FED-it ndaj Depresionit të Madh, kur sasia e parave ra me 1% në muaj, dhe hiperaktiviteti i saj i fundit, kur sasia e parave është ngjitur me gati 2% në një javë, vështirë se mund të ishte më i madh. Nëse norma e fundit e rritjes do të vazhdonte për një vit, bashkë me interesat, do të kishim një rritje të depozitave bankare me 175%. Meqenëse depozitat bankare mbizotërojnë masën e parave të përshkruara nga Friedman dhe Schëarz, sasia e parave do të rritet në një normë të përafërt.

Kështu në këto javë është parë niveli më i lartë të zgjerimit monetar në historinë e SHBA. FED mund të mbrojë veten duke thënë se taktikat e saj “tronditje dhe frikë” u kanë dhënë tregjeve financiare besimin se koronavirusi nuk do të shkaktojë një recesion të gjatë dhe të thellë. Dhe blerjet masive të obligacioneve prej saj – më shumë se 500 miliardë dollarë nga 11 marsi deri më 1 prillit – me siguri nuk do të vazhdojnë me të njëjtën normë për pjesën tjetër të vitit.

Megjithatë, që tani është bërë problem financimi i shumëzgjeruar i deficiti buxhetor. Disa komentues kanë spekuluar se gjatë vitit të ardhshëm deficiti federal mund të arrijë në 4 trilion dollarë. Padyshim që ka të ngjarë të kapë 3 trilion dollarë. Në një masë të madhe, mungesat do të financohen nga sistemi banker dhe me një financim të tillë monetar të deficitit buxhetor shtohet sasia e parave në ekonomi. Me këto ritme nuk është ndonjë çudi që deri në pranverën e vitit 2021 sasia e parave të jetë rritur me 15% dhe ndoshta 20%. Kjo nuk krahasohet me nivelet kulmore të zgjerimit të parë gjatë dhe menjëherë pas dy luftërave botërore të shekullit të 20-të, por mund të tejkaloje rekordet në kohë paqeje, duke tejkaluar kulmet e inflacionit të viteve 1970.

Krijuesit e politikave e kanë quajtur vazhdimisht betejën kundër koronavirusit një luftë. Ashtu si në kohën e luftës, shpenzimet federale janë rritur ndjeshëm ndërsa të ardhurat tatimore janë duke rënë për shkak të bllokimit. Si Lufta e Parë Botërore, ashtu edhe Lufta e Dytë Botërore – dhe po ashtu edhe Lufta e Vietnamit – u pasuan nga periudha të këqija të inflacionit. Nëse kjo do të ndodhë përsëri, krijuesit e politikave të sotme që janë duke u brohoritur për shpejtësinë e tyre të reagimit, ka shumë të ngjarë të vuajnë pasoja për gabimet e rënda që bënë në parashikimet e tyre. WSJ/Mapo

*Autori është drejtor i Institutit të Kërkimit Monetar Ndërkombëtar në Universitetin e Bukingamit, Angli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë nuk hanë dhe nuk…