Bëhuni pjesë e dëgjimeve buxhetore të komunës së Skenderajt
22 korrik 2018
| 11:27
Komuna e Skenderajt njofton qytetarët e saj se do të fillojë me dëgjimin publik buxhetor me qytetarët.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Konform Ligjit Mbi Menaxhimin e Financave Publike si dhe Qarkoreve Buxhetore 2019/01, të lëshuara nga Ministria e Financave, ju njoftojmë se nga data 23.07.2018 deri me datën 15.08.2018, nën patronatin e Komunës së Skenderajt do të organizohet seria e dëgjimeve buxhetore me publikun për planifikimin e buxhetit për vitin 2019 dhe vlerësimet për vitet 2020-2021 në të gjitha bashkësitë lokale të Komunës.
Komuna e Skenderajt fton të gjithë qytetarët e interesuar që t’i përgjigjen këtyre dëgjimeve, sepse aty shqyrtohen kërkesat dhe prioritetet e investimeve gjatë planifikimit të buxhetit.