‘Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës’, në Shtërpcë nis një fushatë sensibilizuese

03 maj 2023 | 11:13

Policia e Kosovës në Shtërpcë ka mbajtur një takim informues me përfaqësuesit e komunitetit në këtë komunë.

Në një komunikatë për media është thënë se qëllimi i këtij takimi ishte që t’iu bëhet thirrje dhe të njoftohen të rinjtë e komuniteteve pakicë për të aplikuar në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës nga data 19 prill deri më 12 maj 2023.

Është bërë me dije se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë takimet me komunitetin joshumicë edhe në ditët në vijim në rajonin e Ferizajt me qëllim të inkurajimit të të rinjve për të aplikuar në Policinë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga komuniteti pakicë, sipas kritereve të përcaktuara për aplikim”, është thënë në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryengociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë…