Behxhet Shala: Opozita po luan me karta blofi

23 tetor 2024 | 15:47

Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, në një opinion, i cili është publikuar në gazetën “Epoka e re” në versionin online, ka thënë se opozita është duke luajtur me karta blofi përball qeverisë Kurti.

“Opozita gabon rëndë nëse fushatën e mbështetë duke u marrë me Mimoza Kusarin dhe Dejona Mihalin. Me Grupin e Tredhur të Anarkistëve të Tiranës që abuzojnë me buxhetin e Kosovës, marrin lekë për të punuar kundër Kosovës dhe Shqipërisë. Opozita duhet të merret me dështimet kapitale të pushtetit në shëndetësi, arsim, ekonomi, drejtësi, diplomaci, investime kapitale, nepotizëm, korrupsion, dhunim social të shtresave të margjinalizuara etj. Nëse opozita mbështetet vetëm te ‘miqtë ndërkombëtarë’ dhe izolimin e Kurtit, e pati puna e tyre, ikën për lesh. Kuvendi i ardhshëm do të jetë i baraspeshuar me vota ndërmjet LV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-NISMA dhe Listës për Familje. Koalicionet do të jenë të pashmangshme dhe të nevojshme”, ka thënë Shala në këtë opinion.

Ai ka theksuar se të gjithë deklarohen kundër koalicionit me LV-në, por nuk duhet për t’ju besuar. “Mos iu besoni! Më së shumti ka nevojë për koalicion LV-ja, për të mbetur në pushtet dhe për të shpëtuar nga ndjekjet penale për korrupsion astronomik dhe gjithëpërfshirës. Për të amortizuar përgjimet dhe poshtërsitë që i kanë bërë sidomos me pengjet e Hagës. Albin Kurti, kryeministër, nuk e besoj. Albin Kurti – Vojsë Osmani, president, e mundshme, besoj. Faton Peci bëhet xherrah. Përparim Gruda, ministër i Drejtësisë, nuk është e pamundur. Nëse partitë opozitare e bëjnë shumicën, LV-ja do të margjinalizohet, deri në shpërbërje. Dikush në Dyz, dikush në Dubravë, dikush në Gjermani e në Angli, Shvajcari dhe Itali, Besnik Bislimi në Serbi (Luginë të Preshevës), bijat në opçinë (diasporë), dikush në Milloshevë e dikush në Malishevë…”.

“Deri atëherë gjërat edhe mund të ndryshojnë. E shohim, këtu jemi. Përfundimisht, Albin Kurtit i ka dalë situata nga kontrolli, është peng i ministrave dhe ministreshave të korruptuar, peng i premtimeve që nuk ka mundësi t’i realizojë. Është peng i Albin Kurtit apo egos tjetër sikur dr. Xhekilli. Peng i ndjenjës së madhështisë!”, ka thënë Shala.

PRESIDENTJA E RADOIÇIQIT!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur…