Behxhet Shala prognozon rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme

14 shtator 2018 | 16:03

Njohësi i rrethanave politike dhe publicisti Behxhet Shala, në një shkrim autorial ka prognozuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ai ka thënë se LDK-ja mund të jetë fituese e zgjedhjeve, me një rezultat të ngushtë për shkak të çarjes dhe ndarjes së LV-së.

Sipas Shalës, PDK-ja ndonëse është në komë politike mund të shpresojë të dalë subjekti i dytë kurse LV-ja do të jetë e treta, ose edhe e dyta.

Ai ka theksuar se AAK-ja, nëse zgjedhjet mbahen në gjashtë muajt e ardhshëm do të ketë rritje kurse edhe Nisma e PSD-ja do të kalojnë pragun.

Shala ka prognozuar se AKR-ja dhe Alternativa, si Romeo e Gjulieta do të varrosen politikisht për t’u mos ringjallur kurrë më.

“LDK-ja dhe LV-ja po insistojnë që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt duke shpresuar se bindshëm do t’i fitojnë këto zgjedhje. Edhe sondazhet por edhe unë mendoj se LDK-ja mund të jetë fituese e zgjedhjeve, me një rezultat të ngushtë. Për shkak të çarjes dhe ndarjes së LV-së, PDK-ja ndonëse është në komë politike mund të shpresojë të dalë subjekti i dytë kurse LV-ja do të jetë e treta, ose edhe e dyta. Mendoj se AAK-ja, nëse zgjedhjet mbahen në gjashtë muajt e ardhshëm do të ketë rritje kurse edhe Nisma do e kalojë pragun. Edhe PSD-ja e kalon pragun kurse AKR-ja dhe Alternativa, si Romeo e Gjulieta do të varrosen politikisht për t’u mos ringjallur kurrë më”, ka thënë Shala në një opinioni i cili do të botohet në numrin e nesërm të gazetës “Epoka e re”.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha,…