Bejta: Gjykatat mos t’i hedhin poshtë kërkesat për kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia

09 gusht 2024 | 15:17

Shoqata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një mori vendimesh të Gjykatës Supreme drejtuar Qeverisë së Serbisë, për kompensimin e dëmeve të luftës.

Jahir Bejta, kryetar i kësaj shoqate, ka thënë se kërkesa e tyre është që gjykatat e Kosovës mos t’i hedhin poshtë kërkesat e tyre për kompensim për dëmet e luftës nga Qeveria e Serbisë. Për këtë, ai ka thënë se edhe i kanë dorëzuar këto vendime në Kushtetuese.

Ai ka theksuar se përpos në gjykatat vendore, do të kërkojnë drejtësi për krimet serbe edhe në gjykata ndërkombëtare.

“Të gjitha herët kur ka qenë interesi publik ne kemi qenë bashkërisht, në përpjeke për ta mbrojtur drejtësinë e viktimave të luftës. Ne Gjykatën Kushtetuese e kemi kaluar në Gjykatën Themelore dhe së fundmi kemi bërë kërkesë në Gjykatën Supreme. Tani jemi këtu për vendimet e Gjykatës Supreme në përputhje me Kushtetutën. Gjykatat tona janë të obliguara të implementojnë konventat ndërkombëtare, të cilat i mbrojnë të drejtat themelore të njeriut, por gjyqësori jonë po i hedh poshtë. Nuk ka diçka më të rëndësishme se jeta e njeriut dhe dinjiteti njerëzor. Gjykatat tona përpos që i refuzojnë, i rrezojnë palët, që të drejtat e tyre të mohuara t’i kërkojnë nëpër gjykatat e Beogradit. Kjo është e papranueshme, kjo është më shumë se fyerje, më shumë se vrasje, humbje e dinjitetit”, ka thënë Bejta. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar kandidatët për polic se kur…