Kandidatja për deputete nga AAK, Fiknete Bejta në një postim në Facebook tregoi për bukuritë e fshatit dhe hallet e shfaqura nga banorët e fshatit në fjalë.
“Koncepti 100% shtet nuk do ta lë askënd të përjashtuar. Edhe Zlashi do ta marrë pjesën që e meriton me Kryeministrin Haradinaj në Qeveri” ka shkruar ndër tjerash Bejta.
Fiknete Bejta është kandidate për deputete në listën e koalicionit AAK-PSD dhe mban numrin 54 në këtë listë.