Bejtullahu ndan drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për U21

15 nëntor 2023 | 21:41

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë ta kenë besimin e UEFA-s për ndarjen e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare.

Krahas Genc Nuzës e Visar Kastratit, të cilët bashkë me asistentët Arbnor Bullatovci e Bujar Selimaj janë deleguar në turnetë të veçantë kualifikues për U19, një katërshe e gjyqtarëve nga Kosova është deleguar nga UEFA në ndeshjen e kësaj mesjave për kualifikimet e Kampionatit Evropian te U21.

Bëhet fjalë për ndeshjen Greqi – Ishujt Faroe, e cila zhvillohet të enjten në orën 15:00 në Tripoli Arkadia.

Këtë ndeshje do ta drejtojë Mervan Bejtullahu, me asistentët Fatlum Berisha e Granit Hyseni, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Eridon Podvorica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka arritur të kalojë në avantazh ndaj Izraelit. Në…