Bejtush Gashi ia dorëzon detyrën e ministrit Ekrem Mustafës

16 tetor 2018 | 12:12

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka dorëzuar detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë, Ekrem Mustafa.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar Mustafën në detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndërsa ministri i ri i MPB-së, Ekrem Mustafa, ka falënderuar ish-ministrin Gashi për punën që ka bërë në MPB gjatë mandatit të kaluar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin…