Bekaj: Është dashur të fitojmë ndaj Ballkanit
29 shkurt 2020
| 21:45
Visar Bekaj, portieri i Prishtinës, mendon se është dashur të fitojnë në ‘Fadil Vokrri’ kundër rivalit kryero për titull, Ballkanit.
Kryendeshja e xhiros së 20 në PIKO Superligë u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mes Prishtinës dhe Ballkanit.
Për 90 minuta, dy skuadrat kishin rastet e veta, por ndeshje përfundoi me rezultatin që edhe nisi, 0-0.
“Nuk e nisëm mirë pjesën e parë, por pjesën e dytë e kemi udhëhequr lojën. Është dashur të fitojmë, jo të barazojmë, kishim disa rate të mira, por ky është futbolli”, ka thënë ai. Prishtina tani ndanë pozitën e tretë me Gjilanin, me nga 38 pikë.