Bekaj flet pas eliminimit të Prishtinës
Portieri Visar Bekaj ishte lojtari i ndeshjen ndaj Fola Esch, pasi bëri disa pritje gjatë lojë dhe në penallti ndali gjuajtjet e tre lojtarëve kundërshtar.
Portieri prishtinas, ka thënë se mos konkretizimi i rasteve në fund i kushtoi Prishtinës me eliminim nga Evropa Liga.
“Besoj se luajtëm mirë, por nuk i shfrytëzuam disa raste që na u dhanë gjatë 90-minutave dhe kjo pastaj na kushtoj. Penalltitë krejt e dimë që janë fat. Duhet vazhduar përpara, s’kemi çfarë të bëjmë, megjithëse ndoshta kemi mundur të paraqitemi edhe më mirë, ky nuk është fundi i botës, dikush fiton e dikush humb. Tani duhet të tregojmë vetëm, sepse i fortë je vetëm kur e tregon vetën nga rënia sikurse kjo. Jemi shumë të mërzitur, por shpresoj të këndellemi sa më shpejtë, sepse na presin sfida tjera”, ka deklaruar Bekaj për faqen zyrtare të klubit.
/Epoka e re/