Bekaj: Ka ardhur koha ta mposhtim Feronikelin
06 nëntor 2019
| 12:02
Sot nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja derbi në mes Prishtinës dhe Feronikelit.
Prishtina ka pësuar humbje në dy përballjet e fundit nga “Nikli”, por portieri Visar Bekaj është optimist se kësaj radhe fitore do të shënojë Prishtina.
“Shpresoj shumë se bashkëlojtarët e fazës së sulmit ta gjejnë golin kundër një kundërshtari të fortë siç është Feronikeli. Është fakt që ‘Nikli’ na ka mposhtur në dy duelet e fundit, por para saj ne kishim nëntë ndeshje pa u mposhtur ndaj tij. Me gjithë respektin maksimal si ekip i mirë dhe kampion aktual, ka ardhur koha që ne tani ta mposhtim dhe ta vazhdojmë rrugën drejt kreut të tabelës”, ka thënë Bekaj për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.
/Epoka e re/