Bekaj: Mbrojtja jonë më e mirë se sulmi i Partizanit

20 janar 2021 | 11:54

Ditën e nesërme në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 18:00 luhet derbi  mes Tiranës dhe Partizanit.

Para kësaj sfide në konferencë për shtyp në kampin bardheblu doli portieri i Tiranës, Visar Bekaj. “Dardani” ka besimin se nëse Tirana triumfon dhe merr kthesën për te titulli kampion.

“Çdo lojtar para derbit motivohet vetë. Morali rritet vetë dhe besoj atmosfera është shumë e mirë dhe në maksimum. Të japim maksimumin në këtë ndeshje të dalim me fitore. Sulmi më i mirë? Nuk di të them, besoj se ne nuk kemi ardhur në nivelin tonë dhe nuk kemi qenë i gjithë ekipi. Me kismet e fitojmë derbin me Partizanin dhe do jetë pika e kthesës. Partizani ka shumë lojtarë cilësorë, por derbi është gjë tjetër. S’besoj se ndihen njësoj si në ndeshje të tjera në derbi. Ne e kemi mbrojtjen më të mirë se sulmi i tyre. Ndihem keq për mospraninë e tifozëve, por shpresoj të kthehen sa më shpejt dhe ndiej derbin ashtu siç i ka hije”, ka thene Bekaj.

“Jam i kënaqur me mbrojtjen, por në sulm nuk kemi qenë shumë mirë, por besoj se me afrimet e reja do i shënojmë më shumë gola. Do ishte më mirë të pësonim dy gola në një ndeshje dhe të shënonim tre sesa kështu 0-0. Gjithmonë provoj maksimumin dhe them se paraqitem mirë. Hoxha është portier shumë i mirë dhe cilësor. Ai vetëm me përvojën që ka, nuk e ka problem të luajë në Kategorinë Superiore. Mund të vjedh diçka te qetësia e tij. Idhull nuk kam askënd, por më pëlqen stili i portierëve gjermanë, Manuel Neuer dhe Ter Stegen”, ka shtuar Bekaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut,…