Bekaj transferohet në KF Tirana
Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj nga viti 2014 i cili për gjashtë vite ka regjistruar 159 paraqitje zyrtare me bardhekaltrit, do t’i bashkohet kampionëve nga Shqipëria, KF Tirana.
FC Prishtina uron Bekajn që së bashku me KF Tirana të arrijnë̈ sa më lartë në UEFA Europa League.
FC Prishtina do të vazhdojë të mbajë përqindjen e saj në rishitjen eventuale të kartonit të lojtarit.
“Falënderoj klubin e zemrës FC Prishtina për gjithë kontributin në zhvillimin dhe promovimin tim profesional, në veçanti menagjmentin e klubit, stafin teknik dhe bashklojtarët. Falënderim të jashtëzakonshëm për tifo grupin “Plisat” me të cilët jam i lidhur ngushtë dhe i respektoj maksimalisht. Ju sigurojë se do të vazhdojë të përfaqësojë denjësisht vlerat e larta kulturore e sportive të qytetit tim, si dhe te klubit ku u rrita. Do të vazhdojë ende të mbajë të veshur fanellën bardhe e blu, kështu duke mos i ndërruar ngjyrat për të cilat ndihem krenar”, është ky prononcimi i fundit për klubin tonë nga kapiteni dhe zëvendëskapiteni i skuadrës sonë, Visar Bekaj.