Bekaj transferohet në Turqi
08 gusht 2022
| 17:08
Visar Bekaj do të vazhdojë karrierën në Turqi. Portieri i Tiranës, protagonist në fitimin e titullit kampion me pritjet e tij dhe një ndër të paktët lojtarë që bëri mirë në ndeshjet evropiane me bardheblutë, do të transferohet te Manisa FK.
Klubi turk garon në divizionin e dytë dhe ka si objektiv ngjitjen në Superligë.
Deri tani janë bërë 11 afrime te bardhezinjtë, ku bien në sy edhe dy lojtarët shqiptare: sulmuesi anësor Eros Grezda dhe mbrojtësi David Domgjoni.
Mediet turke raportojnë se drejtuesit e Manisa FK kanë arritur akordin me “gardianin” e Kosovës dhe klubin kryeqytetas, teksa zyrtarizimi i kalimit të 25-vjeçarit tek ekipi i ri do të bëhet ditën e sotme.