Bekë Berisha: Bizneset familjare do ta kenë mbështetjen tonë
Kandidati për kryetar të Istogut, Bekë Berisha dhe kandidatja për asamble komunale, Ardita Idrizaj kanë vizituar Xhevdet Pepaj nga Lubozhda, i cili merret me kultivimin e peshqëve.
Berisha nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se bizneset familjare do ta kenë mbështetjen e tyre. “Ne premtojmë se bizneset familjare do ta kenë mbështetjen tonë në zgjerimin e kapitalit dhe ngritjen e kapaciteteve drejt fuqizimit të tyre! Me qytetarët drejt progresit!”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i Bekë Berishës në “Facebook”:
Së bashku me kandidaten për asamble komunale, znj. Ardita Idrizaj vizituam Xhevdet Pepaj, nga Lubozhda, që merret me kultivimin e peshqëve.
Istogu përmban resurse të favorshme në kultivimin e llojeve të ndryshme të peshqëve, andaj, mbështetja për biznese të tilla është pjesë e vazhdueshme e angazhimit tonë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Ne premtojmë se bizneset familjare do ta kenë mbështetjen tonë në zgjerimin e kapitalit dhe ngritjen e kapaciteteve drejt fuqizimit të tyre! Me qytetarët drejt progresit!