Bekë Berisha: Bizneset meritojnë mbështetje maksimale

15 korrik 2021 | 11:22

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, ka vizituar fermën “Agrogusari” me pronar Gjon Musolli.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Musolli është fermer i vyeshëm, i cili ka investuar në mënyrë vetanake në biznesin e tij familjar.

“Diskutuam për shumë problematika qe ka hasur gjatë rrugës, si dhe planin e investimit për shtimin e kapaciteteve dhe numrin e punëtoreve. Biznesi i tij numëron 100 krerë gjedhe si dhe një hapësirë prej qindra hektarësh te mbjella. Bizneset familjare si ky i Gjonit meritojnë mbështetje maksimale si fillim duke u ofruar kushtet bazike për funksionimin e këtij biznesi siç është uji i pijes, uji për ujitje, rruga dhe energjia elektrike për të cilat biznesi i tij po funksionon me vështirësi”, ka shkruar Berisha.

May be an image of 1 person and outdoors

May be an image of 2 people and people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë kancelaren gjermane, Angela…