Bekë Berisha dhe Ramush Haradinaj takojnë bashkëluftëtarët në Istog
20 janar 2021
| 15:47
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha që synon ketë pozitë për herë të tretë, së bashku me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj kanë takuar bashkëluftëtarët nga Istogu, raporton “Epoka e re”.
“Ne takim me bashkëluftëtarët e Istogut. Jemi bashkë me juve më meritorët që ne sot gëzojmë shtetin e Kosovës. Jemi mirënjohës përjetësisht dhe mbi bazën e kontributit tuaj në kohë lufte e në paqe, sot pasardhësit e UÇK-së janë rreshtuar me ushtrinë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. UÇK 4 Ever”, ka shkruar Berisha në profilin e vet në “Facebook”.